Ministri Veliu bisedoi me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të ICITAP-it

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu,bisedoi sot me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të programit të ICITAP-it në Kosovë, znj. KimberlyRiffe,z. ChristopherDittmeier, z. ShawnWaddoups, znj. Drita Perezicdhe z. Isah Maloku.

Në takim u diskutua për rolin e ministrisë, në veçanti të Ministrit Veliu, pas emërimitnë pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, me theksnëprioritetet dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës, si dhe për implikimet vendore e ndërkombëtare në këtë drejtim.

U vlerësua meshumërëndësi bashkimi i dy strategjive,të cilat më herët ishin të ndara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Zyrën e Kryeministrit, si dhe u diskutuan më në detaje mbi prioritetet, qëllimet dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e këtyre dukurive të rrezikshme globale, si dhe të bashkëpunimin me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar.

Po ashtu u diskutua edhe mbi donacionet, ndihmën dhe asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në avancimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, tanimë të instaluara në Republikën e Kosovës, siç është Sistemi Automatik për Identifikimin e Gjurmëve të Gishtërinjve (AFIS).

Të ngjashme