Ministri Veliu dhe ministri Selimi diskutuan për rekomandimet e rishikimit funksional për sektorin e sundimit të ligjit

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë, SelimSelimi, me të cilin diskutuan për rekomandimet që kanë dalë gjatë procesit të rishikimit funksional për sektorin e sundimit të ligjit (RFSSL).

Në bazë të këtij rishikimi janë vënë në pah rekomandimet që ndërlidhen me integritetin e policisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Fazae ardhshme e RFSSL-së, do të jetë hartimi i Strategjisë për Rishikimin Funksional të sektorit të sundimit të ligjit 2020-2025, strategji kjo e cila do të bazohet ekskluzivisht mbi temat e trajtuara gjatë fazës së rishikimit dhe rekomandimet e dala nga dokumentet e politikave.

Ministri Selimi theksoi  se rekomandimet do të ndahen në 4 kategori: Sigurimi dhe pensionimi i policisë, integriteti i policisë, llogaridhënia e policisë dhe kapacitetet e policisë.

Me këtë rast ministri Veliu ka theksuar se disa sa nga këto rekomandime veç janë zbatuar, apo janë në proces të zbatimit.

“U zotova që së bashku me menaxhmentin e policisë do të implementojmë rekomandimet e mbetura dhe njëkohësisht konfirmova se do të jemi pjesë integrale e hartimit të strategjisë së re”, theksoi Ministri Veliu.

Të ngjashme