Ministri Veliu priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Heldt

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi z. Heldt për prioritetet e Ministrisë gjatë këtij mandati përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera, liberalizimin e vizave dhe të gjitha proceset tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.

Veliu poashtu e falënderoj ambasadorin Heldt për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe përkrahjen e madhe që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese.

Ministri Vleiu theksoi rëndësinë e madhe që Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër çdo krimi në Kosovë përfshirë krimet ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit.

Veliu vlerësoi se është lajm tejet i rëndësishëm për hapat që do të ndërmerren për njohjen e patentë shoferëve për të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani dhe shtetet tjera në zonën Shengen.

Ambasadori Heldt, fillimisht i uroi detyrën e re ministrit Veliu dhe theksoi se Gjermania do të vazhdojë të mbetet një prej mbështetësve kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme