Ministri Veliu priti në takim ministrin Zemaj

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të koordinuara nga Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Të dy ministrat bënë apel tek qytetarët që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe masat e IKSHP-së për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Të ngjashme