Ministri Veliu takohet me Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim të rregullt pune Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe.

Temë diskutimi në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës dhe aktivitetet e ndryshme në kuadër të ministrisë.

Me këtë rast, ministri Veliu kërkoi nga ICITAP që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për MPBAP-në.

Në anën tjetër, Riffe e ritheksoi se ICITAP do të vazhdojë të përkrahë MPBAP-në, në të gjitha sferat.

Të ngjashme