Ministri Veliu takoi menaxherët e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z.AgimVeliu, mbajti takim me menaxherët e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, ku u diskutuapër përgatitjet që ka bërë MPB-ja për fillimin e zbatimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe realizimin e procedurave  teknike përmes Sistemit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore- SIMBNJ.

Nga 29 aktet nënligjore që kërkohet të përgatiten për zbatim të Ligjit për Zyrtarët Publikë, MPB-ja deri më tani ka përgatitur 3 akte nënligjore që janë nënshkruara nga ministri i MPB-së dhe 7 të tjera të miratuara nga Qeveria.

Ligji për Zyrtarët Publikë përpos fushëveprimit, mënyrës së zhvillimit të procedurave konkurruese dhe përzgjedhëse, obligon që të gjitha procedurat e menaxhimit të zhvillohen përmes sistemit elektronik. MPB-ja për këtë qëllim ka përshtatur sistemin, sipas kërkesave të reja ligjore.

Andaj, krahas këtyre zhvillimeve si ligjore dhe teknike, ministri Veliui njoftoi të pranishmit se procedurat e brendshme, si lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë mund të fillojnë të realizohen, ashtu siç  parasheh ligji.

Duke ditur se proceset në menaxhimin e burimeve njerëzore, sidomos ato të pranimit në shërbimin civil ndryshojnë dukshëm nga ato që ishin deri më tani, MPB-ja, posaçërisht departamenti përkatës është duke punuar që deri në përmbylljen e këtyre procedurave të brendshme rekrutuese të përgatitet edhe për zhvillimin e procedurave të jashtme.

Të ngjashme