Ministri Veliu telegram ngushëllimi famijes Çelaj, për humbjen e zyrtarit policor, Ali Çelaj

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka shprehur telegram ngushëllimi famijes Çelaj, për humbjen e më të dashurit të tyre, zyrtarit policor, z.AliÇelaj.

Njoftimi i plotë:

E nderuara familje Çelaj,

Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia tërë familjes Çelaj, për humbjen e më të dashurit Tuaj, zyrtarit policor, z.AliÇelaj. Ngushëllimet më të sinqerta shpreh gjithashtu për kolegët e tij në Policinë e Kosovës.

Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.

U prehtë në paqe shpirti i tij.

Me respekt,

Agim Veliu,

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Të ngjashme