Ministri Veliu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij të Republikës së Turqisë

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka zhvilluar sot një bisedë telefonike, me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë,  Suleyman Soylu.

Ministri Veliu falënderoi homologun e tij turk, për përkrahjen që Republika e Turqisë i ka ofurar Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tyre.

Me theks të veçantë u diskutua për  menaxhimin e situatës me pandemisë COVID- 19 për të dyja vendet dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e saj.

Gjatë bisedes, ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin ndër-shtetërore mes dy vendeve sa i përket fushës së sigurisë dhe sigurimit të mbështetjes së Turqisë në avancimin e mekanizmave të sigurisë.  Poashtu u diskutua edhe për lëvizjet migratore që po përdorin territorin e Republikës së Turqisë dhe përmes korridoreve tjera po arrijnë në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Turqisë,  z. Suleyman Soylu theksoi kontributin dhe punën e Ministrit Veliu dhe Qeverisë së Kosovës si kontribues i stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme