Ministri Vitia bisedon me komandantin e KFOR-it lidhur me Covid-19

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Franco Federici.

Në këtë takim, u diskutua çështja e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 si dhe koordinimi i aktiviteteve për të adresuar sa më drejt në të gjitha aspektet këtë sfidë të shëndetit publik.

Ministri Vitia ka falënderuar forcat paqeruajtëse në Kosovë për misionin e tyre dhe përkrahjen dhënë përveç tjerash edhe sektorit të shëndetësisë.

Në takim është biseduar për vaksinimin kundër COVID-19 dhe dërgimin e mesazheve sa më të qarta tek popullata për rëndësinë e këtij procesi dhe të zbatimit të masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të virusit.

Po sot, Ministri Vitia ka pritur në takim për të biseduar rreth COVID-19 dhe bashkërendim të aktiviteteve znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB-së në Kosovë, të shoqëruar nga përfaqësuesit e lartë të zyrave të agjencioneve të KB në Kosovë si OBSH e UNICEF.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme