Ministri Vitia për vaksinat: Për 50 ditë kemi bërë më shumë sesa Qeveria Hoti

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se Kosova është vonuar që të nisë negocimin për sigurimin e vaksinave duke iu referuar qeverisë paraprake.

“Komisioni për Negocim për Vaksina është themeluar me 7 dhjetor 2020 në kohën kur Shqipëria dhe Serbia veç kanë filluar t’i marrin vaksinat. Komiteti për Vaksinim është themeluar më 25 dhjetor 2020, natyrisht se jemi vonuar”.

“Ju garantoj se këto vonesa disamujore kanë shtuar dinamikën dhe për 50 e sa ditë të Qeverisë Kurti është bërë më shumë se për pesë muaj të qeverisë paraprake”.

Vitia në kuvend është shprehur se hap i domosdoshëm dhe urgjent është sigurimi i vaksinave.

“Procesi do të mbulojë 60 përqind të qytetarëve deri në fund të vitit 2021. Janë duke u garantuar udhërrëfyesit dhe protokollet për COVID-19”.

Të ngjashme