Ministri Zemaj – Fitore Pacollit: Në sy shihesh se je me simptoma

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit të tij rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, se janë shkaktar për rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus.


Kjo pasi që deputeti i LVV-së Shpejtim Bulliqi tha se gjatë kohës sa ishte Qeveria Kurti kishte nga pesë të infektuar në ditë.

“Ja rikujtoj zotit Zemaj se në ditën e parë të punës së tij kanë qenë 5 të infektuar ndërsa vetëm mbrëmë kanë qenë 216”, ka thënë Bulliqi.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ministri i Shëndetësisë.

Ai tha se nëse seanca mbyllet për media dhe publikun, atëherë mund të lexojë emrat e personave të infektuar nga radhët e LVV-së.

Madje, ai tha se vetë Bulliqi ka simptoma se është i infektuar.

“I nderuar deputet pas karantiminit të plotë ka qenë edhe pesë edhe dy raste jo vetëm këtu po në të gjithë botën, ajo më e keqja ka ndodhë pas datës 12 qershor. Mbyllne seancën edhe jau lexoj me emra anëtarët e juj që janë të infektuar pas datës 12 qershor. Mbyllne seancën jau lexoj me emra me mbiemra. Ju jeni persona kontakti, ecni ren bëni testet, pse po ikni nga testet. Ti je me simptoma. Në sy shihet se ki simptoma, sytë të kallxojnë që ki simptoma”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci.

Të ngjashme