Ministri Zemaj: Ka pasur papërgjegjësi totale nga Arben Vitia

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas konfirmimit të 129 rasteve ka thënë se ka pasur papërgjegjësi totale nga ministri paraprak i dikasterit që ai tashmë drejton, Arben Vitia.


I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Zemaj ka thënë se me të marrë postin e ministrit, ka hyrë në një zyre boshe dhe pa asnjë dokument përpara.

“Papërgjegjësi totali e pranim dorëzimit nga Ministri Vitia, kam hyrë në një zyre boshe pa asnjë dokument përpara”, ka thënë ai.

Zemaj tutje ka treguar se a do të kërkojë rikthim të masave meqë numri ka arritur të shënojë rekord në regjistrimin e rasteve pozitive me koronavirus brenda një dite.

“Unë do të institoj me krejt kapacitetet që ka Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet e tjera, që të mos të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe të mos rikthehen masat rigoroze”, ka përfunduar Zemaj. 

Të ngjashme