Ministri Zemaj priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin r Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grendahl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19.

Ministri Zemaj e ka njoftuar Ambasadorin Grandahl për masat e Qeverisë në menaxhimin e kësaj faze te pandemisë dhe ka shprehur falënderimin e tij për kontributin që populli i Norvegjisë i ka dhënë Kosovës për ballafaqim me Covid-19.

Ai e ka informuar Ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra në tërë territorin e Kosovës me qëllim të tejkalimit të situatës rreth pandemisë.

Ambasadori Grandahl e ka njoftuar Ministrin Zemaj se në kuadër të ndihmave që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në ballafaqim me pandeminë, gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të arrijnë një numër respiratorësh me të cilët ky shtet do ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve kundër Covid-19.

Bashkëbiseduesit në këtë takim kanë shprehur përkushtimin që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërkohë që qytetarëve u kanë bërë thirrje që të zbatojnë masat e ndërmarra, në veçanti bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e higjienës personale e kolektive si mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Të ngjashme