Ministria e Agim Veliut e përzë nga Kosova ish-këshilltarin amerikan të Albin Kurtit

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Agim Veliut ka vendosur të mos i jap leje të qëndrimit në Kosovë ish-këshilltarit të Albin Kurtit, amerikanit Tienmu Ma.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ia ka pranuar kërkesën për lejeqendrim në Kosovë shtetasit amerikan, Tienmu Ma.

Këte e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj.

“Komisioni ka pru vendim që nuk i ka plotësu kushtet për ta marrë lejeqendrimin, në bazë të rregullave. Vendimi del nesër, ose këto ditë”, ka thënë Gecaj.

Tienmu Ma ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ka nënshtetësi amerikane.

Nuk dihen arsyet pse nuk i është pranuar kërkesa për lejeqendrim, vetëm se Gecaj thotë se komisioni që bën vlerësimin se a duhet t’i jepet lejeqendrimi një shtetasi të huaj, ka gjetur se Ma nuk i ka plotësuar kërkesat e nevojshme.

Të ngjashme