Ministria e Infrastrukturës bëhet pjesë e komitetit ndërministror për anëtarësim në NATO

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 13:33 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ministria e Infrastrukturës (MI) që të jetë pjesë e komitetit ndërministror për anëtarësim në NATO, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha kërkoi që në komitetin ndërministror për anëtarësim në NATO të futet edhe ministri i Infrastrukturës.

“Është themeluar komiteti ndërministror për integrim dhe anëtarësim në NATO. Duke pas parasysh që është vlerësuar e nevojshme që në kuadër të këtij komiteti të përfshihet edhe ministri i infrastrukturës kërkojmë që të ndryshimet pika tre dhe të përfshihet edhe ministri i Infrastrukturës”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se udhëzimet administrative që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në ushtri duhet të trajtohen mirë.

“Të gjitha udhëzimet administrative që kanë të bëjnë me procesin e transformimit do të jenë të trajtuara mirë. Nuk duhet të kemi pengesa ligjore për të ecë më tutje”.

Të ngjashme