Ministria e Integrimeve jep sqarim për pajisjet e inventarit të ri

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e Ministrisë së Integrimit Evropian, ka disa muaj që është vendosur në lokacion të ri, për shkak të mungesës së hapësirave në ambientin ekzistues, në Ndërtesën e Qeverisë.

Hapësira e re, sipas planit, duhet të pajiset me inventar të ri. Ky ndryshim ka ndodhur në muajin Maj dhe nga atëherë kanë filluar procedurat e prokurimit.

Sipas sqarimi të kësaj ministrie, pajisja e ambienteve nuk ka  asnjë ndërlidhje me procesin zgjedhor, apo me çështje politike. Kjo procedurë, është e planifikuar nëpërmjet administratës, duke kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe ka të bëjë me pajisjen e ambienteve me inventar. Procedura ka filluar në muajin Maj të këtij viti dhe është finalizuar në pajtim me afatet kohore, të parapara me ligjin për prokurim publik.

Data e inicimit të tenderit është: 11.5.2019, data e nënshkrimit të kontratës, 14.8.2019 (pas zhvillimit të procedurave), dhe data e skadimit më 31.12.2019.

Të ngjashme