Ministria e Jashtme mohon pretendimet e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë nga disa shtete

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kërkon nga opinionin publik, por edhe nga media, që të mos bien pre e lajmeve të rreme që vijnë nga Serbia, në lidhje me pretendimet për gjoja gatishmërinë e disa shteteve për tërheqje të njohjes  të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“MPJD ju bën të ditur se rikthimi i debatit dhe proagandës së Beogradit, përmes lajmeve të rrejshme, duke shfrytëzuar konceptin e ashtuquajtur “çnjohje”, është ringjallur me qëllim të krijimit të konfuzionit në opinionin publik, në kohën kur vendi ynë po kalon në periudhë tranzicioni të konsolidimit institucional pas zgjedhjeve të mbajtura muajin e kaluar”, thuhet në komunikatë.

Megjithëkëtë, në lidhje me pretendimet se disa shtete mund të marrin vendim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, MPJD ju bën të ditur se ato janë spekulime dhe pjesë e fushatës së Serbisë për të dëmtuar subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.  

MPJD ka komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet njohëse, përmes kanaleve të saj diplomatike, diplomatëve të saj dhe përmes shteteve aleate, dhe dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se asnjë prej vendeve që janë përfolur nga mediet serbe, as që e kanë diskutuar mundësinë për ndryshim të pozicionit në raport me Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme