Ministrive të fuzionuara u lejohet emërimi i 15 këshilltarëve

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 11:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar Projekt-rregullorja për ndryshimin e rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, raporton Ekonomia Online.

Me këtë do t’u mundësohet ministrave të cilët udhëheqin ministri të fuzionuara të angazhojnë 10 këshilltarë të brendshëm dhe pesë të jashtëm.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo po bëhet me qëllim të organizimit të punës së Qeverisë.

“Si rezultat i fuzionimit të ministrive është zgjeruar fushëveprimi dhe janë rritur përgjegjësitë e tyre dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve sot shqyrtojmë projekt rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores me të cilën përcaktohen fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive”.

“Qëllimi i hartimit të kësaj projekt rregullore është ndryshimi dhe plotësimi për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive ashtu që në rastet kur fusha e përgjegjësisë administrative e dy apo më shumë ministrive që janë fuzionuar, ministri mund të emërojë deri në 10 këshilltarë politikë, gjithashtu edhe në rastet kur dy apo ma shumë ministri janë fuzionuar mund të emërohen nga ministri 5 këshilltarë të jashtëm politikë”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për ndryshimin e rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive tha se bëhet fjalë për shtimin e kapaciteteve njerëzore në kabinetet e pesë ministrive të cilat janë fuzionuar, raporton EO.

“Ky ndryshim ka për qëllim me iu përgjigj faktit se këto ministri në momentin kur janë shkrirë kanë pësuar një rritje të kompetencave e rrjedhimisht ka qenë. Në këto ministri nga 6 në 10 dhe është në funksion të mbarëvajtjes së plotësimit të këtyre ministrive të cilat janë shkrirë në një”, ka thënë ai.

Të ngjashme