Ministrja Ahmetaj flet në Mitrovicën veriore për rëndësinë e integrimeve europiane

Mitrovicë | 30 Qer 2017 | 15:09 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj mori pjesë sot në seminarin rajonal me temën “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor: E ardhmja e përbashkët”, organizuar nga KFOS në bashkëpunim me organizata të tjera të Shoqërisë Civile nga Mitrovica e veriut.

Në fjalën e saj, ministrja Ahmetaj theksoi se integrimi europian është një proces që karakterizohet me reforma të thella, komplekse dhe të vështira. Megjithatë, është mënyra më e mirë përmes të cilit ne mund të bëjmë progres në përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët. Në këtë aspekt, Republika e Kosovës ka një avantazh të madh pasi që procesi i integrimit europian vazhdon të gëzoj një konsensus të madh politik dhe shoqëror. Ky konsensus është gjithashtu një faktor i domosdoshëm në përmbushjen e detyrimeve tona në kuadër të procesit të integrimit europian, përfshirë zbatimin e MSA-së, lëvizjen e lirë, fondet e IPA-s dhe programet e BE-së.

Ministrja Ahmetaj gjithashtu vlerësoi se progresi i arritur në procesin e integrimit europian është motivi ynë kryesor për të vazhduar me reformat që synojnë përmirësimin e jetën së përditshme të qytetarëve. Proces ky që do të kurorëzohet me anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE.

Të ngjashme