Ministrja Albena Reshitaj nuk është shkarkuar, thotë këshilltari i saj

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 18:44 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj,  nuk është shkarkuar nga posti i saj.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, Leutrim Sahiti, këshilltar i ministres.

“Lajmi për shkarkimin e Reshitajt nuk është i vërtetë”, tha Sahiti, nëpërmes telefonit.

Ky demantim vjen pasi disa media kishin raportuar që Reshitaj është shkarkuar për shkak të disa mosmarrëveshjeve për taskforcën e krijuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për mjedisin.

Disa medie të tjera kanë raportuar se Reshitaj është shkarkuar nga partia e saj, AKR, pasi “po punëson njerëz të AAK-së” në ministrinë e saj.

Të ngjashme