Ministrja Bajrami priti në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë Philip Kosnett

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett. 

Ministrja Bajrami e informoi Ambasadorin Kosnett rreth aktiviteteve të Ministrisë së Financave sa i përket menaxhimit të financave publike dhe projekteve tjera të rëndësishme në funksion të ruajtjes së stabilitetit makro-fiskal në vendin tonë. Ajo foli për procesin e rishikimit të buxhetit të Kosovës i cili është në fazën përfundimtare dhe që së shpejti do të dërgohet për aprovim në Qeveri e pastaj në Kuvend.Bajrami vuri në pah se buxheti i rishikuar do të mbulojë financimin e plotë të pakos emergjente fiskale dhe do të përfshijë financimin e një programi të rëndësishëm për rimëkëmbje ekonomike si përgjigje ndaj dëmeve ekonomike e financiare të shkaktuara nga pandemia COVID-19.   

Ambasadori Kosnett uroi Ministren Bajrami për marrjen e detyrës së re dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Ambasadës Amerikane për të mbështetur Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës në avancimin e proceseve që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike, fuqizimin e institucioneve dhe progresin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. 

Të ngjashme