Ministrja e Arsimit i reagon Kurtit, pasi ai tha se Qeveria e tij e pakorruptuar u rrëzua nga regjimi i kaluar

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 15:06 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit që vjen nga LDK-ja,  Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Qeverisë tha se mocioni i mosbesimit ndaj tij u bë nga regjimi i kaluar.

“Për ne si ministra të  LDK-së, kjo periudhë pas mocionit ka qenë  jashtëzakonisht e vështirë. Në momentin që ka rënë qeveria, ne kemi kërkuar nga partia të na lirojë nga pozitat, por nga kryetari (Isa Mustafa) na është kërkuar qenë kohë pandemie të mos i lirojmë këto pozita”.

“Kërkoj mirëkuptimin e juaj pasi ne si ministra i takojmë një regjimi të kaluar dhe sipas jush jemi të pakorruptuar, por i takojmë këtij regjimi të korruptuar”, u shpreh Bajrami, raporton Ekonomia Online.  

Ndërsa duke folur për punën e ministrisë që drejton, Bajrami ka thënë se arsimi në Kosovë nuk është në gjendje të mirë. Ajo ka thënë se e kanë gjetur ministrinë jofunksionale si trashëgimi e qeverisë së kaluar.

Bajrami më tutje ka thënë se për 1 muaj kanë arritur të xhirojnë 1 800 njësi mësimore për mësimin në distancë, po ashtu xhirimet janë duke vazhduar në Prizren në gjuhën turke dhe boshnjake.

“Mësimi në distancë ishte mjaft sfidues”.

Si sukses ajo përmendi dhe zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Akreditimit, e cila për një kohë ka qenë jashtë funksionit.

Ajo foli edhe rreth organizmit të Testit të Maturës, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit korrik dhe do të ketë 100 pyetje.

Të ngjashme