Ministrja e Jashtme takon drejtuesit e dikastereve, diaspora prioritet

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me drejtuesit e dikasterëve të MPJD-së, ku dhe është njoftuar për gjendjen aktuale.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim me drejtuesit e dikasterëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për t’u familjarizuar me gjendjen ekzistuese dhe sfidat.

Shpreha përkushtimin tim, që çështja e diasporës, të jetë një nga prioritetet funksionale.

Ky takim, ishte i pari në vazhdën e vendosjes së një praktike të re të funksionimit në Ministri, me qëllimin te vetëm – rritjen e dinamikës në punë, llogaridhënien dhe adresimin me kohë të çështjeve më të rëndësishme për politikën e jashtme dhe diasporën.

Fotografia e Meliza Haradinaj-Stublla

Të ngjashme