Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Izrael, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla u prit nga homologu i saj izraelit Yair Lapid.

Në fillim të takimit, ministrja Gërvalla shprehu konsideratën e lartë për shtetin e Izraelit nga qeveria dhe populli i Kosovës, duke vlerësuar njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, si një ngjarje shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun e saj me zhvillimin e gjithëmbarshëm dhe progresin e arritur në Kosovë, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe orientimin strategjik për integrime euro-atlantike.

Gjatë takimit ministrja Gërvalla e falënderoi ministrin Lapid për pritjen shumë të ngrohtë dhe gatishmërinë e shprehur për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin, teknologjinë dhe inovacionin, edukimin, shkencën, kulturën, kinematografinë, e dëshmuar me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat përkatëse.

Të ngjashme