Haradinaj-Stublla: S’ka leje për Vuçiqin në Kosovë, pa kërkuar falje për gjenocidin

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka paralajmëruar se nuk do të ketë leje për vizita në Kosovë për zyrtarët serbë, derisa të kërkojnë falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit shqiptar.

Në një postim në profilin e saj në Twitter, kryediplomatja kosovare ka reaguar pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dje u shpreh “krenar” që Serbia 21 vjet pas luftës dha leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve.

“E pyes publikisht Vuçiqin, si familjare e prekur nga gjenocidi i Serbisë në Kosovë: A je ndier po kaq ‘krenar’ edhe kur ke qenë në tavolinën ku u mor e mor vendimi për të kryer masakra ndaj shqiptarëve”.

Postimi i plotë:

Image


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme