Ministrja Gërvalla pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Kajári

????????????????????????????????????
Prishtinë | 09 Nën 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorinFerencKajári.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, ministrja Gërvalla theksoi rolin fundamental që ka KFOR-i në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in.

Së bashku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Me këtë rast ministrja Gërvalla nënvizoi se ashpërsimi i retorikës serbe kohëve të fundit, dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon dhe meriton një përgjigje të përbashkët.

Në të njëjtën kohë, ministrja e informoi gjeneralmajorin Kajári edhe lidhur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit.

Të ngjashme