Ministrja Gërvalla shkarkon 13 ambasadorë

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shkarkuar sot hiç më pak se 13 ambasadorë.

”Ministrja Gërvalla ka marrë vendim për shkakrkimin e një numri të madh ambasadorësh. Sot ajo ka shkarkuar 13 – 15 ambasadorë”, tha ky burim i paemërtuar.

Kështu shkruan Gazeta Blic, duke u thirrur në burime të saj.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i kontaktuar, tha se nuk është në dijeni.

“Nuk jam në dijeni. Kontaktoni me Ministrinë e Jashtme”, tha shkurt Kryeziu.

Të ngjashme