Ministrja Gërvalla takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim Natacha Gomes, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Luksemburgut.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla falënderoi Gomes për rolin e shtetit të saj në drejtim të ofrimit të mbështetjes për Republikën e Kosovës.

Palët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimin në rrafshin ekonomik.

Ministrja Gërvalla e njoftoi Gomes me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme, si dhe theksoi rëndësinë e avancimit të vendit në rrugën drejt BE-së.

Temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i situatës me pandeminë Covid 19, nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme