Ministrja Hajdari thërret konferencë për media

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës do të mbajnë konferencë për media.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se konferenca do të bahet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Kjo konferencë vjen pas përplasjes që po vazhdon rreth rendimentit të grurit sivjet. Fushata e korrje-shirjeve të grurit në vend po vazhdon ndërsa fermerët kanë të dhëna tjera prej Ministrisë së Bujqësisë lidhur me redimentin e sivjetmë.

Në botë për rendimentin e grurit ka kohë që po diskutohet, ndërsa Rusia po mundohet ta ndalë eksportin e Ukrainës, nga çka janë të varura shumë vende. Në Kosovë debati për grurin nisi javën e kaluar, kur Pal Gjuraj nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se sivjet pritet të ketë më pak grurë sesa vitin e kaluar.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci pret vit të begatë dhe insiston se do të dalë e kundërta.

Të ngjashme