Ministrja Hajdari u takua me Sindikatën e punëtorëve të KEK-ut

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari dje zhvilloi takim me Sindikatën e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për t’i parë më për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohen punonjësit e kësaj korporate.

Gjatë takimit, ministrja u informua nga sindikalistët për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen punëtorët e KEK-ut, sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19.

Përfaqësuesit e Sindikatës e njoftuan ministren për punët që po kryhen në vazhdimësi nga punëtorët e KEK-ut, si dhe për problemet me të cilat po ballafaqohen ata. Në të njëjtën kohë ata paraqitën edhe kërkesat e tyre.

Ministrja Hajdari shprehu dëshirën që t’i takojë punëtoret në ditët në vijim duke u zotuar se ajo do të jetë e gatshme çdo herë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve, si dhe për tëevituar të gjitha shqetësimet e mundshme me të cilat mund të ballafaqohen.

Theksojmë se siguria dhe mirëqenia e punëtorëve është prioritet dhe ne si Ministri dhe si Qeveri e Kosovës do të sigurohemi që t’i garantojmë këto.

Ministrja i falënderon punëtorët e KEK-ut që në këto kohë të vështira po punojnë pa ndalur për të siguruar furnizimin me energji të mjaftueshme për qytetarët dhe njëkohësisht potencon se vizita e saj e parë në KEK u zhvillua me Sindikatën e punëtorëve si mesazh se Qeveria Kurti është me punëtorët dhe gjithmonë në mbrojtje të tyre.

Të ngjashme