Ministrja Haradinaj Stublla bisedoi me homologen norvegjeze, Ministren Ine Eriksen Søreide, konfirmohet mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë telefonike produktive me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë,znj. Ine Eriksen Søreide.

Ministrja Haradinaj Stublla tha se Kosova është falenderuese ndaj Norvegjisë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm.

“Në thirrjen e sotme telefonike me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë Znj. Ine Eriksen Søreide kërkova përkrahjen për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave me zonën Schengen ku Norvegjia bën pjesë, dhe gjeta mbështetjen e plotë për këtë proces”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës.

Gjatë bisedës, homologet shkëmbyenpikëpamje edhe rreth dialogut për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë dhe u dakorduan që aspirata evropiane do të duhej të jetë katalizator për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme