Ministrja Haradinaj-Stublla bisedoi me homologun nga GambiaMamadouTangara, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit bilateral

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Diasporës së Republikës së Gambias, MamadouTangara.

Shefja e diplomacisë kosovare e ka falënderuar shtetin e Gambias për qëndrimin mbështetës dhe parimor rreth njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Haradinaj Stublla ka biseduar me homologun Tangara edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Republikës së Gambias, sidomos në fushën e arsimit.

“Në një thirrje telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Diasporës së Republikës së Gambias, Z. MamadouTangara, shpreha falënderimin e Kosovës për qëndrimin parimor të Republikës së Gambias rreth njohjes dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit midis vendeve tona dhe thellimit të marrëdhënieve bilaterale sidomos për çështje të arsimit dhe fushave të tjera të interesit të përbashkët.”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Të ngjashme