Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi Ambasadorin e Turqisë për përkrahjen e Kosovës

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.MelizaHaradinajStublla, të mërkurën ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. CagriSakar.

Prita në një takim miqësor Ambasadorin e Turqisë. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e avancimit të Kosovës si shtet, dhe e falënderova Ambasadorin Sakarpër përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të shtetit turk gjatë pandemisë Covid-19”, tha Ministrja HaradinajStublla.

Në këtë takim është diskutuar edhe për harmonizimin e agjendës dhe prioriteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP, tani që Turqia ka marrë nga Kosova kryesimin e radhës.

Të ngjashme