Ministrja Haradinaj-Stublla: Italia është zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të martën priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Në këtë takim, Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen për kontributin e Italisë që nga fillet e ndërtimit të shtetit të Kosovës, dhe për prezencën e trupave italiane të KFOR-it, si kontribuues të stabilitetit dhe paqes rajonale.

Kryediplomatja e Kosovës falënderoi Orlando për zërin e fuqishëm të Italisë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, dhe njëherësh u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, strategjik e politik në mes të të dyja vendeve.

Të ngjashme