Ministrja Haradinaj-Stublla takoi deputeten shqiptare të parlamentit kroat Ermina Lekaj Perlaskaj

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, të mërkurën zhvilloi një takim shumë të përzemërt me deputeten shqiptare në Kroaci, znj.Ermina Lekaj Perlaskaj, të cilës i uroi edhe njëherë shumë sukses në detyrën e rikonfirmuar për të tretën herë – të deputetes së parlamentit kroat.

“Diskutuam për shumë ide e mundësi bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë, dhe u dakorduam për zotime konkrete në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera e historike mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e arsimit në gjuhën shqipe, pranimit të përvojës së punës, punësimin sezonal, dhe shkëmbimit tregtar”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Rruga Euro-Atlantike e Kroacisë mbetet udhërrëfyes i Kosovës për të avancuar më tej aspiratën tonë në hapat e njejtë, tha Kryediplomatja Haradinaj-Stublla, derisa falënderoi përzemërsisht deputeten Perlaskaj edhe për angazhimin e saj aktiv në ruajtjen dhe avancimin e interesave kombëtare në Kroaci.

Të ngjashme