Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin e Malajzisë për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Malajzisë  me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 63 vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e Malajzisë.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Malajzia me më 30 tetor të vitit 2008, ndërsa të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me 24 mars 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme