Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin e Singaporit për Ditën Kombëtare

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Singaporit me rastin e Ditës Kombëtare.

Duke shprehur urime të përzemërta për këtë shtet mik aziatik, ministrja Haradinaj – Stublla ka thënë se Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Singaporit.

Më 1 dhjetor 2016, Republika e Singaporit formalizoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008 dhe të njohur nga 116 vende sovrane, përfshirë shtetet me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë.

Të ngjashme