Ministrja Haradinaj takon deputetët holandez, kërkon mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla
ka takuar sot në Hagë, deputetët e Parlamentit dhe Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Sven Koopmans dhe Andre Bosman.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se me dy deputetët holandez, ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral për ta ndihmuar Kosovën në rrugën euro integruese, dhe me theks të veçantë përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Me deputetët Koopmans dhe Bosman diskutuam për dinamizmin e bashkëpunimit bilateral për të ndihmuar Kosovën në aspiratën e saj euro integruese, veçanërisht në përmbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja ka theksuar gjithashtu nevojën e përfundimit të dialogut Kosovë Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Diskutuam edhe zhvillimet rreth dialogut Kosovë- Serbi, dhe nevojën e definimit të kornizës kohore të përfundimit të dialogut me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, është shprehur ministrja Haradinaj Stublla.

Të ngjashme