Ministrja Haradinaj zhvillon takim më të gjithë shefat e misioneve diplomatike

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla, pasditen e së mërkurës ka zhvilluar një takim virtual me të gjithë shefat e misioneve diplomatike të Kosovës në botë.

Ministrja Haradinaj ka theksuar rëndësinë e koordinimit efektiv të misioneve diplomatike, dhe njëkohësisht ka diskutuar me ta prioritetet e përbashkëta.

“Diskutuam prioritetet dhe sfidat tona të përbashkëta, duke u zotuar për t’i dhënë drejtim më dinamik politikës sonë të jashtme. Falënderime të veçanta për secilin diplomat veç e veç për punën dhe gatishmërinë e forcimit të aleancave tona me botën” është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Ministrja në këtë video konferencë ka vënë në pah edhe sfidat që e presin diplomacinë kosovare.

Të ngjashme