Ministrja Haxhiu priti Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ministrja Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila fillimisht e ka uruar Ministren për detyrën e re.

Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu e ka njoftuar Ambasadoren Stjernvall me prioritetet dhe objektivat të cilat synon t’i realizon gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë.

Në këtë takim u diskutua rreth projekteve konkrete, ku ndër të tjera ministrja Haxhiu theksoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka mbështetja që mund ta merr nga shteti finlandez me qëllim për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit në vend.

Ministrja Haxhiu ka përshëndetur gatishmërinë që ka ambasadorja për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë duke e parë si një partner shumë të rëndësishëm në bashkëveprim dhe koordinim të aktiviteteve në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme