Ministrja Haxhiu priti në takim Ambasadorin Amerikan, Jeffrey Hovenier

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Republikën e Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ministrja Haxhiu duke i uruar mirëseardhje e informoi ambasadorin Hovenier, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe progresin e shënuar deri më tani dhe objektivat në këtë drejtim.

Ambasadori Hovenier, e njoftoi Ministren Haxhiu për angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme me fokus në sundimin e ligjit dhe qeverisja e mirë.

Të dy palët përgëzuan bashkëpunimin e ndërsjellë deri tani dhe ritheksuan gatishmërinë për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim në drejtim të forcimit të rendit kushtetues e ligjor në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme