Ministrja Haxhiu reagon për zyrtarin e burgut të Podujevës që u kap me substanca narkotike

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reagur për zyrtarin korrektues të Burgut të Sigurisë së Lartë, që u kap me substanca narkotike.

Haxhiu tha se e dënon fuqishëm këtë veprim të kundërligjshëm dhe thërret për ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme në raport me këtë.

Më tutje ajo shtoi se mekanizmat e brendshme të SHKK dhe institucionet e drejtësisë menjëherë të veprojnë në mënyrë që rasti i mbrëmshëm të dënohet dhe të tilla të mos përsëriten.

Postimi i plotë:

Mbrëmë u njoftova se një zyrtar korrektues i Burgut të Sigurisë së Lartë, është zënë me substanca narkotike.

E dënoj fuqishëm këtë veprim të kundërligjshëm dhe thërras për ndërrmarjen e veprimeve të menjëhershme në raport me këtë.

Mekanizmat e brendshme të SHKK dhe institucionet e drejtësisë menjëherë të veprojnë në mënyrë që rasti i mbrëmshëm të dënohet dhe të tilla të mos përsëriten.

Kontrabanda në qendrat korrektuese do të ndëshkohet e sidomos kur pjesë e saj janë zyrtarët korrektues.

Të ngjashme