Ministrja Haxhiu takon homologun danez, këto tema u diskutuan

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me homologun e saj danez, Mattias Tesfaye, gjatë vizitës zyrtare në këtë vend.

Ajo ka thënë se ka ritheksuar gatishmërinë që Kosova dhe Danimarka të kenë bashkëpunim të shtuar në të ardhmen.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës, takova homologun tim danez, ministrin e Drejtësisë, Mattias Tesfaye, të cilin e urova për detyrën e re si dhe ritheksova gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar si partnerë të rëndësishëm për interesat e të dy vendeve tona”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Të ngjashme