Ministrja Haxhiu tregon se pse kanë qenë kundër draftit të Kodit Civil në legjistraturat e kaluara

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës tregoi se pse kanë qenë kundër draftit të Kodit Civil në legjistraturat e kaluara., raporton Ekonomia Online.

“Pse Lëvizja Vetëvendosje kishte kundërshtuar draftin e kodit civil në legjistraturat e kaluara është për faktin e mos trajtimit të duhur të pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve. Për mua si ministre, por edhe në atë kohë si deputete edhe për gp që unë kam përfaqësuar është problem nëse ne i detyrojmë gratë që të heqin dorë nga pasuria e tyre pasë divorcit. E kjo mund të bëhet në një shoqëri patriarkale”, tha Haxhiu raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se tani kanë adresuar edhe çështjen e pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve edhe ndalimin e martesave të hershme.

“Ne duhet ti orientojmë fëmijët në shkollim dhe edukim jo në martesa të hershme”, theksoi Haxhiu.

Tutje Ministrja tha opozita nuk po e japin qëndrimin e tyre.

“Po në anën tjetër nuk po e jepni qëndrimin tuaj. Edhe ju si deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, besoj që e keni për obligim që ta thoni hapur qëndrimin. Kuvendi nuk është pazar”, tha ajo, raporton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme