Ministrja Hoxha alarmon për përqindjen e ulët të punësimit të grave, vetëm 12.3%

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Raporti i Vendit thotë se Kosova ka përqindje të ulët të punësimit të grave, kjo shifër ka alarmuar ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxhs.

Ajo ka shkruar se “këtë përqindje tepër të ultë, 12.3%, duhet ta kenë parasysh të gjithë vendimmarrësit në institucionet tona në nivel qendror dhe lokal, sepse është dëshmi se gjysma e qytetarëve tanë po mbesin të përjashtuar nga mundësia për t’u fuqizuar dhe kontribuar për shtetin dhe shoqërinë që po ndërtojmë”.

Ajo më tej ka shkruar “gratë janë gjysma e shoqërisë sonë dhe fuqizimi i tyre ekonomik përmes pjesëmarrjes së barabartë në tregun e punës nënkupton një ekonomi më të zhvilluar dhe një mirëqenie më të mirë për të gjithë ne”.

Ja postimi i plotë i ministres Hoxha:

“Sipas gjetjeve të Raportit për Vendin të BE-së, vetëm 12.3% e grave janë të punësuara në vendin tonë!
Këtë përqindje tepër të ultë, 12.3%, duhet ta kenë parasysh të gjithë vendimmarrësit në institucionet tona në nivel qendror dhe lokal, sepse është dëshmi se gjysma e qytetarëve tanë po mbesin të përjashtuar nga mundësia për t’u fuqizuar dhe kontribuar për shtetin dhe shoqërinë që po ndërtojmë.
Ligjet e mira, duan zbatim. Barazia gjinore arrihet kur gratë dhe burrat të kenë mundësi të barabarta në shoqërinë tonë, duke pasur qasje të njëjtë në arsim, punësim dhe vendimmarrje.
Gratë janë gjysma e shoqërisë sonë dhe fuqizimi i tyre ekonomik përmes pjesëmarrjes së barabartë në tregun e punës nënkupton një ekonomi më të zhvilluar dhe një mirëqenie më të mirë për të gjithë ne.”

Të ngjashme