Ministrja Hoxha përkujton viktimat e Holokaustit

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 12:02 | Nga

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore dedikuar viktimave të popullit hebre gjatë Holokaustit.

Me këtë rast, duke shënuar ditën e Holokaustit, Ministrja Hoxha ka shkruar në rrjetin social Facebook se “përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore”.

“Në shënimin e Ditës së Holokaustit, përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore.
Shekulli i kaluar, me holokaustin, na dha një nga mësimet më të hidhura që nuk duhet lejuar kurrë të përsëritet”, ks theksuar Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme