Ministrja Hykmete Bajrami priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë Maria Suokko

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë Maria Suokko. Në takim u bisedua për situatën socio-ekonomike në vendin tonë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe UNDP-së në projekte të ndryshme.

Ministrja Bajrami falënderoi znj. Suokko dhe UNDP-në për angazhimin dhe kontributin e tyre në Kosovë, veçanërisht për ndihmën e UNDP-së ndaj Ministrisë së Financave gjatë pandemisë Covid19. Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta që kanë për qëllim avancimin e qeverisjes së mirë, rritjes së transparencës dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. 

Ndërsa, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë Maria Suokko, duke uruar Ministren Bajrami për pozitën e re në krye të Ministrisë së Financave, shprehi gatishmërinë e UNDP-së për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.

Të ngjashme