Ministrja kosovare dhe ai serb pikturojnë bashkë në Vjenë (Foto)

Vjenë | 29 Jan 2018 | 23:14 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është duke qëndruar në Vjenë të Austrisë, në një samit ku po marrin pjesë vende të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe shtete të Ballkanit Perëndimor.

Qëndrimi i pjesëmarrësve është shoqëruar me aktivitete të shumta, ku ndër to ishte edhe pikturimi i përbashkët mes Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë, raporton Indeksonline.

Ministrja Hoxha bashkë me ministrin e Financave të Serbisë, Dushan Vujoviq, si dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani kanë pikturuar flamujt e shteteve të tyre krahas yjeve që përfaqësojnë Bashkimin Evropian.

Kjo pikturë vjen si mesazh i këtyre vendeve se edhe ata duan të jenë pjesë e BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme