Ministrja Reshitaj merr mbështetje për realizimin e kadastrit

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 13:40 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në takime të ndara ka pritur përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë, të kryesuar nga Marco Mantovanelli si dhe Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër- “Kartverket”.

Të njëjtit e uruan ministren për detyrën e re dhe ofruan mbështetje në realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.

Në takime u diskutua për projektet e përbashkëta, inicimi i projekteve të reja, riorganizimin e kadastrit, mihjet në Kosovë dhe çështjet tjera qe ndërlidhen me mjedisin.

Ministrja Reshitaj, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e saj maksimal në ri-organizimin sa më të shpejtë dhe efikas të kadastrit në harmoni me standardet evropiane dhe sugjerimet e donatorëve ndërkombëtar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme