Ministrja serbe zbulon 4 rrugët që do t’i financojë Amerika e që lidhin Serbinë dhe Kosovën

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloivic, ka treguar se të mërkurën do të takohet me delegacionin e lartë të Korporatës Amerikanë për Zhvillim dhe Financa (DFC).

Ajo ka treguar se në këtë takim do të diskutohet për investimin 3.7 miliardësh të SHBA”së për ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave për krijimin e lidhjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Mihajlovic teksa ka folur për tanjug, ka thënë se bëhet fjalë për 4 rrugë në total prej 276 kilometrave për lidhjen e Kosovës dhe Serbisë.

Njëra autostradë është ajo Nish-Merdare-Prishtinë e gjatë 100 kilometra, tjetra Bujaonvc-Konçul-Gjilan- Shtërpc e gjatë 78 kilometra, pastaj një rrugë Rashkë-Jarinjë-Mitrovicë që është 61 kilometra dhe gjithashtu rregullimi i rrugës Ribar-Bërnjak-Zubin Potok prej 28 kilometrash.

Zëvendëskryeministrja e Serbisë ka thënë se për këto projekte do të jenë të nevojshme diku nga 2.18 deri në 2.73 miliardë.

Ajo gjithashtu ka thënë se në fokus të bisedave do të jetë edhe vazhdimi i financimit të autostradës Nish-Merdare-Pristhinë, për të cilën do të nevojiten 750 milionë euro, dhe gjithashtu për ndërtimin e hekurudhës në të njëjtin drejtim.

Politikanja serbe ka thënë se kur bëhet fjalë për hekurudha, është planifikuar një projekt Beograd-Nish prej 240 kilometrave që do të ndërtohet financimet e disa partnerëve kinez (CRBC) e që do të kushtojë afro 2.1 miliardë.

Gjithashtu ajo ka treguar edhe për një hekurudhë nga Doljevaci për në Kurshumli e që do të lidhet në Merdare me gjatësi prej 87 kilometrave që do të kushtojë 980 milionë euro.

Mihajlovic ka treguar që do të diskutohet edhe për një hekurudhë 43 kilometra të gjatë nga Merdarja në Prishtinë.

Të ngjashme